Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy”, ku është pyetur për mundësinë e zhvillimit të një debati publik me opozitën.

Në përgjigjen e tij, Rama ka lënë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend të angazhohet në një debat të tillë me Sali Berishën, duke i thënë komentuesit se “për cilën opozitë e ke fjalën”.

 

Kryeministri Rama u përgjigj: “Me kë opozitë duhet të bëj debat publik? Unë debatin publik e bëj çdo ditë, për vite me radhë. Për cilin debat publik po flet? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb