Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, po zhvillon sot një vizitë në Tiranë, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm, Igli Hasani.

Rama dhe Klalas pritet që pas pak të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet edhe firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.

Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.

Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb