Gjatë seancës për operacionin “Plumbi i Artë”, i pandehuri Xhulian Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilos, financuesi dhe organizatori nuk është Suel Cela, siç është pretenduar nga Nuredin Dumani, por sipas Hoxhës, vrasja ka qenë një porosi e Erjon Alibejt.
Në një moment tjetër, Hoxha ka pasur një debat me Erjon Alibejn, të cilin e ka akuzuar drejtpërdrejt: “Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua. Ti çfarë të dogji nga ajo që thashë unë?” – ka deklaruar Xhulian Hoxha.
Nga ana e tij, Erjon Alibej ka reaguar duke thënë: “Mediat duhet të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet. Do të dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën, por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim, pasi të gjitha do të sqarohen.”
Ky debat ka tensionuar më tej zhvillimet në seancën hetuese për operacionin “Plumbi i Artë”.
(Balkanweb)
