Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me praninë në Tiranë të drejtuesit të fushatës zgjedhore të PD, ish-këshilltarit të Trump, Chris LaCivita.
Berisha tha se ashtu sic është njoftuar, ai do të jetë në hapjen e fushatës së PD më 11 prill.
Ndërsa në lidhje me takimet e zonjës Kallas në Tiranë, Berisha tha se kryediplomatja e BE është në një udhëtim rajonal dhe sipas protokollit ajo takon cilido që është qeveritar.
Sali Berisha: Mesa kuptoj unë, zonja Kallas është në një udhëtim rajonal. Më duket se e dëgjove që tha se, do të shkojë nga këtu në Bosnjë. Udhëtimet rajonalë janë për qëllime rajonale normal që ajo takon qeveritarët dhe cilido që të jetë qeveritar, ata do të takojë. Ky është rregulli i udhëtimeve rajonale, nuk kanë synim vendin.
Së pari. Së dyti, do të jetë pa diskutim, sic u kam thënë unë, unë u kam njoftuar se ai do të jetë në hapjen e fushatës dhe këtu është përfaqësuesi i tij prej disa ditësh dhe ne jemi në lidhje.
Unë nuk e kuptoj si i krijoni këto dyshime? E di çfarë kuptoj unë? Se këto i përhap zyra e Edi Ramës. Aq i tmerruar është, sa tani për tu dhënë zemër të vetëve, thotë që ai iku, nuk është më.
A keni dëgjuar ju se kush është konsulenti i tij? Jo, fare.
Se kjo është normale. Ky tani, i tmerruar nga ekspertiza e tij dhe shumë faktorë të tjerë, iku, u thotë socialistëve. I mashtron në media. Jo, ai do të vijë, do të jetë i pranishëm në një hapje të jashtëzakonshme…
Skenarin ta mbajmë surprizë…jo çdo gjë mund të thotë njeriu, unë dhe nga udhëtimet mbajta shumë gjëra pa i thënë, po kishte gjëra plot.
(BalkanWeb)
