Kreu i PD-së, Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

“Do të rrisim rrogat e ulëta dhe të mesme, jo ata të larta. Shqipëria do të jetë Madhështore, do ta bëjmë një vend që prodhon. ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare.

Nuk ka më të pasur se toka shqiptare, do të rrisim prodhimin, do përgjysmojnë taksat, 10% do të jetë taksa jonë. TVSH-në do ta ulim në 15%.

Pjerini është vlla siamez si Veliaj, vazhdon t’ju gjobisë ju. Do të marrin fund këto praktika zaptuese dhe rryshfeti.

Zoti i madh ka thënë se pastroni shtëpinë të vij unë brenda, ndaj do të pastrojmë shtëpinë. Ne do të subvencionojmë çdo fidan dhe çdo të vyer për bujqësinë” – tha ndër të tjera Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: