Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në takimin e prezantimit të skuadrës së PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se me ardhjen në pushtet të PD, projekti i Ballkanit të Hapur do të përfundojë “në kosh”.

Berisha tha se PD do ti japë garanci cdo fermeri për prodhimet e tyre, duke mos lejuar asnjë pesticid kancerogjen.

 

Sali Berisha: Nuk do të futen pesticide kancerogjenë, garanci të plotë për prodhimet e tyre. I garantoj fermerët e lezhës dhe gjithë Shqipërisë, për mbrojtje sezonale.

Ballkani i Hapur në kosh përfundon. Asnjë ditë nuk do të zbatohet pas ardhjes në pushtet.

Pas Ballkanit të hapur vendosën një taksë që s’e ka askush në botë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb