Kandidatja e PS-së për deputete në zgjedhjet e 11 majit, Julinda Dhame, e ftuar në emisionin “Open” në News24, ka dhënë disa detaje të vogla për hapjen e fushatës më 12 prill.
Të shtunën në orën 12.00, PS çel fushatën elektorale në sheshin Skënderbej. Dhame tha se në mitingun e socialistëve, kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin për mandatin e katërt në pushtet.
“Do të jetë një hapje madhështore fushate, detajet do i shihni edhe vetë, por besoj sheshi do të jetë i mbushur si asnjëherë. Do prezantohet programi i PS, arritjet në 3 mandate dhe risitë e së katërtës. Do ta prezantojë vetë Edi Rama.
LaCivita në Tiranë? Rama nuk ka nevojë për ekspertë të huaj. Nuk është i tmerruar, ne flasim në bazë të programit. Do të jetë vazhdimësi. Fitore më 11 maj për mandatin e katërt.”
(BalkanWeb)
