Kandidati i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Malaj, gjatë fjalës së tij në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se janë të gjitha elementët sot që Shqipëria të hyjë në BE.
“Shqiptarët nuk besojnë se opozita do të bëjë mrekulli. Shqipëria është më afër se kurrë për të hyrë në BE, ky është një fakt, një realitet që tashmë e shohim përditë.
Janë të gjitha elementët sot, pasi po plotësohen dota-ditës kushtet e fundit. Kjo e pohuar edhe nga disa zyrtarë të BE-së. Po ecet para me ritme për të përfunduar këtë mision. Nuk mund të hedhim poshtë arritjet. Kryemisitri Rama do mëbëshetje masive pikërisht për këtë qëllim” – u shpreh Malaj.
(BalkanWeb)
