Kandidati i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Malaj, gjatë fjalës së tij në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se PS e ka ngritur stekën në këto zgjedhje.
“Ps ka hyrë me energji, me bilance, me fokus te njerezit, me një program që të vazhdojë reformat. Nuk ka nevojë për spektakël, sepse ne e kemi treguar këtë për 12 vite.
Nuk më duket stekë e lartë të arrijmë 800 mijë vota, kur në 2021-n kemi marrë 762 mijë, pasi tani voton edhe diaspora. Ne besojmë sepse në të gjitha analizat tona na çojnë në këtë objektiv.”
(BalkanWeb)
