Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, gjatë emisionit “Open” në News24, u shpreh se projektimet e PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë për një votë plebishitare mbi 55 %. Xhaferri tha se këtë garanci e kanë marrë nga takimet me qytetarët në terren.

Besart Xhaferri: Ne do jemi mbi 55 përqind të rezultatit. E shohim në terren. në sondazhet tona, takimet me qytetarët. Rama nuk është më i njëjti sin ë vitin 2021, 2023.

Përballë ka një lider si Berisha që bën betejë jo lojë. Sot ka 16 gjeneralë pas hekurave. bandat i ka ose në arrati ose në burg. Nga burimet tona brenda PS po shihet një luftë civile brenda tyre. E pamë nga përgjimet që dolën se si do e mbysnit me thonj ministrin e drejtësisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb