Po mbahet sot Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

Ambasadori i BE Silvio Gonzato:

Një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 nw BE është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfëria apo nga përjashtimi social në të paktën 15 mln dhe shifra për fëmijët është 5mln. Ne e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.

Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë  në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit tre që shpresojmë të hapet së shpejti.

Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet.

BE është këtu për të shoqëruar të gjithë vendet kandidate nëpërmjet planit të rritjes. Mbështetja vjen edhe në mbështetje financiare për zbatimin e reformave. Konferenca e sotme një tjetër hap i rëndësishëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb