Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë dhe këtë gjë e bënë edhe kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder që mposhti Lakers, vetëm dy ditë pas suksesit të kalifornianëve.
Oklahoma fitoi 136-120. Basketbollisti kanadez Alexander Shai me 42 pikë ishte “përbindësh” në fushë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë, duke u dalluar për suksesin e rëndësishëm të Thunder.
Skuadra kampione e Boston fitoi 119-117 në fushën e New York, duke mbrojtur vendin e dytë në Lindje. Porzingis me 34 pikë e Tatum me 32 pikë ishin lider në fushë për Celtics.
Në krye të renditjes në Lindje ndodhet si gjithnjë ekipi i Cleveland, që fitoi 135-113 ndaj Chicago. Vendimtar stoli i Cavaliers, nga ku erdhën 63 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe Memphis, 124-1090 ndaj Charlotte, sfidë ku Ja Morant realizoi 28 pikë.
Pa probleme fiton Golden State, që falë 67 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 123-95 Phoenix.
Detyrën kryen Milwaukee, që mposhti 110-103 Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Clippers fituan 122-117 ndaj San Antonio (Powell-zubac 49 pikë së bashku).
