Një 20-vjeçar i identifikuar si Orgito Hysenaj është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka vjedhur në disa markete në qytet shuma parash duke përdorur sende të forta.
Blutë kanë sekuestruar sendet e forta që përdorte ky shtetas.
Bëhet me dije se i riu ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim.
Njoftim:
Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
