Disa kisha në Voskopojë prej vitit 2023 i janë nënshtruar restaurimit, përmes një projekti  për përmirësimin e turizmit kulturor.

Sipas afateve të publikuara në hyrje të godinës së kishës së Shën Mërisë,  punimet për restaurimin e kishave në Voskopojë duhet të ishin drejt fundit, por 2 muaj para afatit të përfundimit, në qershor 2025, duket se nuk do të mbyllen në kohë.

Grupi i “Tak Fak” ishte në Voskopojë ku pa nga afër situatën në disa prej  kishave, si ajo e Shën Premtës ku janë zhdukur ikonat dhe gjurmët e tyre në mur e vërtetojnë.

Ndërsa kisha e kryeengjëjve, Gabrieli dhe Mikaeli si dhe kisha e Shën Kollit e Shën Prodhonit, janë në proces restaurimi prej qershorit 2023.

Sic duket nga pamjet, teksa punimet duhet të vijonin në këto 2 vite, çatia e kishës është ende e mbuluar me plasmas.

Turistët vendas dhe të huaj që vijnë në Voskopojë për të vizituar kishat, shprehen të pakënaqur me degradimin e këtyre objekteve kulturore dhe mungesën e vëmendjes nga shteti.

(BalkanWeb)

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb