Qeveria japoneze theksoi sot se mirëpret pezullimin nga presidenti amerikan Donald Trump të detyrimeve doganore të ngarkuara shtesë që ai vendosi, por shtoi se “i kërkon me forcë” SHBA-së të pezullojë gjithashtu tarifat e mbetura që po aplikon, mbi të gjitha për çelikun dhe makinat .
“Ne i mirëpresim pozitivisht njoftimet amerikane,” tha Yoshimasa Hayashi, zëdhënësi i qeverisë japoneze.
Megjithatë, “ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje me forcë SHBA-së që të rishikojë masat për detyrimet doganore hakmarrëse”, prej 10%, të cilat janë ende në fuqi, si dhe “taksat doganore shtesë për çelikun, aluminin, automjetet dhe pjesët e automjeteve”, këmbënguli ai.
Donald Trump njoftoi dje një pezullim 90-ditor të shumicës së tarifave që vendosi për dhjetëra vende, partnerë tregtarë të SHBA-së, përfshirë Japoninë, e cila për disa orë pa eksportet e saj të goditura me tarifa 24%. Zhvillimi ka rezultuar që shumë bursa, veçanërisht në Azi, të rikuperojnë një pjesë të humbjeve të mëdha të regjistruara në 24 orët e mëparshme.
Përveç Kinës, vendet që nuk u kundërpërgjigjën ndaj këtij sulmi amerikan, vendosjes së masave proteksioniste, do të përfitojnë për tre muaj nga kufizimi i detyrimeve doganore në 10%. Por përkundrazi, tarifat shtesë (+25%) për të gjitha automjetet e importuara dhe pjesët rezervë, për çelikun dhe aluminin, të cilat hynë në fuqi javën e kaluar dhe po godasin veçanërisht industritë japoneze, mbeten në fuqi.
Ekonomia japoneze është në mënyrë kritike e varur nga eksportet dhe SHBA afër 20% të totalit të tyre.
(BalkanWeb)
