Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një “narko-diktaturë”. Ai theksoi se në dy javët e fundit janë mbajtur dy seanca të njëpasnjëshme në Këshillin e Europës që kishin në fokus Shqipërinë – një zhvillim që e përshkroi si të jashtëzakonshëm.

Berisha deklaroi se këto seanca kanë trajtuar problemet madhore të vendit, si: dhunimi sistematik i zgjedhjeve, kapja e shtetit nga krimi i organizuar, dhe terrori politik ndaj opozitës.

“Për narko-shtetin po bien kambanat. Nuk ka ndodhur më parë që Shqipëria të jetë në qendër të vëmendjes së PE-së në këtë mënyrë”, tha Berisha, duke shtuar se ka zhvilluar takime në Këshillin e Europës dhe se është mirënjohës për mbështetjen që po jep Bashkimi Europian.
Sipas tij, Europa është e vendosur që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe kjo, sipas Berishës, përbën një sinjal të qartë për ndryshim.

Kreu i PD Sali Berisha: Këtë javë, narko-diktatura e Ramës mori goditje të rëndë. Në dy javë u mbajtën dy seanca për Shqipërinë në KiE. Për narko-shtetin po bien kambanat. Këto dy sesione të KiE ishin të jashtëzakonshme. Nuk ka ndodhur, që këto dy institucione të kenë në agjendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur shtetin, terrorin politik kundër opozitës. Unë iu informova për takimet që organizova në Këshillin e Europës. U jam falënderues zyrtarëve më të lartë të institucioneve të BE-së. Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb