Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Europa është e vendosur të mbrojë të drejtën e shqiptarëve për votë të lirë dhe të ndëshkojë çdo përpjekje për ta manipuluar atë.

Në një konferencë për shtyp, Berisha e cilësoi si ogur të mirë për opozitën dhe qytetarët shqiptarë seancën e fundit në PE, ku, sipas tij, u denoncuan qartë blerja e votës nga qeveria, përfshirja e krimit të organizuar dhe manipulimi i listave zgjedhore.

Ai theksoi se zëri i opozitës, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama për ta censuruar, po dëgjohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

Sali Berisha: Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë të privojnë shqiptarët nga vota e lirë e tentojnë të kontrollojnë vullnetin. Ogur i mirë ky për shqiptarët dhe opozitën.
Shprehëm shqetësimin e madh për industrinë e blerjes së votës nga Rama, u denoncua krimi i organizuar në krah të Ramës, manipulimi i madh me lista dhe angazhimi i baronëve të drogës për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve. Seanca e djeshme është historike. Rama mund të censurojë për ajo rezonon fuqishëm në botë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb