Bashkimi Evropian ka ndaluar kundërmasat për tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump për një periudhë 90 ditore.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur se BE-ja dëshiron “t’i japë një shans negociatave”.

Pezullimi i tarifave vjen pasi Trump njoftoi dje se do të kishte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të importit të SHBA-së.

Njëzet e gjashtë vende anëtare të BE-së  votuan për vendosjen e kundërmasave vetëm disa orë përpara se Trump të shpallte lajmin e mirë për ngrirjen e tarifave.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb