Juventus do të tentojë të mbërrijë në 4 vendet e para, në mënyrë që të sigurojë një vend për në Champions sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Igor Tudor duket se më në fund po futet në shinat e duhura, teksa jo vetëm ka grumbulluar 4 nga 6 pikë të mundshme në dy javët e fundit, por edhe sa i takon nivelit të lojës të shprehur në fushë janë vënë re marshe përmirësimi.
Megjithatë drejtusit e “Zonjës së Vjetër” nuk kërkojnë të humbasin më kohë lidhur edhe objektivin për forcimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor do të jetë padyshim gjetja e një bomber në sulm. Vlahoviç me shumë gjasa do t’i thotë lamtumirë bardhezinjve në fund të sezonit. Alternativat më të pëlqyshme? Victor Osimhen dhe Ademola Lookman. Dysulmuesit Nigerian janë në krye të listës së dëshirës së Giuntolit, pavarësisht vështirësisë që të dyja këto tratativa mbartin.
Ndërkohë një emër suprizë shfaqet në repartin e mesit të fushës, teksa mesfushori i Newcastle Sandro Tonali mund të rikthehet shumë shpejtë në Itali, por këtë here në Torino tek Juventus. Për ish mesfushorin e Milanit, klubi anglez I Newcastle kërkon një shumë afro 70 mln euro. Një vlerë e lartë, por jo për një mesfushor si Tonali, që është ende në nisje të karrierës së tij. Për më tepër Juventus mund të përdorë edhe kartën Douglas Luiz në këtë tratativë, për të ulur disi vlerën cash.
