Ka njerëz që konsumojnë çdo ditë një banane, kur janë në zyrë, gjatë pushimit apo kur bëjnë ndonjë shëtitje. Banania konsiderohet një frut me shumë përfitime për organizmin. Të hash një ose dy në ditë, ndihmon për të pastruar organizmin nga toksinat, për të mbajtur sytë dhe flokët në një gjendje të mirë dhe për t’u ndierë më pak të fryrë. Dhe jo vetëm. Nëse është e vërtetë që banania ka formën e një buzëqeshjeje, atëherë është e vërtetë që përmirëson humorin.

Ja 20 arsye që tregojnë pse duhet konsumuar një banane çdo ditë:

Largon ndjesinë e fryrjes

Djeg kaloritë

Përmirëson humorin

Largon stresin dhe ankthin

Siguron gjumë të rehatshëm

Fuqizon muskujt

Ndihmon në rekuperimin e energjive

Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak

Ndihmon në procesin e tretjes

Largon ndjenjën e urisë

Ul nivelin e kolesterolit

Është e pasur në vitamina dhe lëndë ushqyese

Largon ndjesinë e të vjellit te gratë shtatzëna

Forcon kockat

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve

Mbron nga kanceri

Ul presionin e gjakut

Ul riskun e anemisë

Përmirëson shikimin

Ndihmon në dezintoksikimin e organizmit

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: