Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të arrijnë një marrëveshje fillestare për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe teknologjisë bërthamore për qëllime civile, njoftoi sot sekretari amerikan i Energjisë, Chris Uright, gjatë një konference për shtyp në Riad.

Ai theksoi se më shumë hollësi mbi këtë bashkëpunim do të bëhen të ditura në muajt në vijim.

Më herët, të enjten, Uright vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, ku theksoi se SHBA i sheh Emiratet, Arabinë Saudite dhe Katarin si partnerë strategjikë për të përballuar kërkesën gjithnjë në rritje për energji, një kërkesë e nxitur nga zhvillimi i teknologjive të avancuara.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: