Inter është gati të përballojë një tur force këtë fund sezoni, me ekipin e Inzaghit që dpo të luajë çdo 3 ditë, kjo për shkak se është e vetmja skuadër italiane që është ende në garë për të 3 kompeticionet: Serie A, Champions League si dhe Kupa e Italisë. Zikaltrit nuk vendosin për momentin objektiva, do të luajnë maksimalisht për të fituar të gjitha ndeshjet nga tani deri në fund të sezonit. Por kalendari është një malore shumë e vështirë për tu ngjitur. Sfida e kthimit ndaj bayern të mërkurën, në fundjavë sfida delikate ndaj Bolognës në transfertë, e më pas gjysmëfinalja e kthimit ndaj Milanit në kupë. Muaji Prill përfundon me sfidën e San Siros ndaj Romës. Ndeshje tepër delikate e të vështira që mund vendosin shumë mbi ecurinë e Interit këtë sezon.
Por ti marrim ndeshjet me radhë. Të mërkurën në San Siro zikaltrit i viziton Bayerni i Mynihut. Avantazhi i një jave më parë në “Allianz Arena” duket ruajtur, por bavarezët janë një skuadër në gjendje për të përmbysur këtë disavantazh. Inter do të gjejë Dimarcon, me teknikun Inzaghi që me shumë gjasa pritet ta rreshtojë mes titullarëve. Në sulm e konfirmuar dyshja Thuram-Lautaro. Ndërkohë lajm i mirë edhe rikthimi në pankinë i sulmuesit iranian Mehdi Taremi, që ka lënë pas dëmtimin.
Tek Bayern rikthehet në dispozicion francezi Coman, por që me shumë gjasa do ta nisë nga stoli. Në 11 titullare, tekniku Vincent Kompany pritet të aktivizojë Thomas Muller, ndërsa Guerreiro do të luajë në pozicionin e tij natyral si mbrojtës i majtë. Pjesa tjetër nuk ndryshon me Olise, Sane që do të jenë në mbështetje të sulmuesit anglez Harry Kane.
