Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur teksa punonte për riparimin e linjës Mërtish – Gradishtë.

Mesa duket ka qenë një gabim në komunikim pasi Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.

Duket se është një gabim njerëzor i punonjësit që ka takuar linjën. Policia ndodhet në vendngjarje po kryen procedurat për të zbardhur ngjarjen.

Divjakë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: