Në emisionin “Open” në News24, u publikuan të dhënat e sondazhit të parë të kryer nga Antonio Noto. Pyetjes “Si është jetesa në Shqipëri sot në raport me 4 vite më pare? i janë përgjigjur sipas përkatësisë politike.
Noto teksa shpjegoi të dhënat, tha se 58% e të intervistuarve që u përgjigjën që jetohet mirë, pranuan se kanë votuar PS, ndërsa 71 % që u përgjigjën se jetohet më keq në raport me 4 vjet më parë, janë votues të PD.
Sipas Notos, ky gjykim është i kushtëzuar nga përkatësia politike.
“Zgjedhësit e PS, 58% thonë se jetohet më mirë, vetëm 10 % thonë më keq. Zgjedhësit e PD, vetëm 7 % thonë se jetohet më mirë, 71% thonë jetohet më keq”, tha ai.
Ndërsa analisti Arion Sulo tha se pyetja është politike, pasi në Shqipëri është përkeqësuar kostoja e jetesës, madje është dy-trefishuar. Por sipas tij, sondazhi nuk e reflekton.
Arion Sulo: Më keq është, pyetja është shumë politike. Dhe edhe pse në Shqipëri është përkeqësuar pasi është rritur kosto e jetesës, është dyfishuar. Por sondazhi nuk e reflekton sepse është pyetje shumë politike, edhe pse xhepi i është shpuar. Por gjendja në Shqipëri që të jetë më mirë ndoshta për 10% mbase, e ka zbërthyer dhe tek pjesa e pëerqindjes.
(BalkanWeb)
