FRANCE- Dj zyrtar i kompeticionit sportiv ‘Euro 2016’ që po mbahet në Francë, Devid Guetta bashkë me Zara Larsson i ka kushtuar një këngë Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

“This One’s For You Albania”, titullohet kënga dedikuar kuqezinjve, ndërkohë që kënga zyrtare e Europianit është “This One’s For You”. Në videoklipin në fjalë shfaqen imazhe nga takimi dhe rrugëtimi i Kuqezinjve tanë, fanellat, e gjithçka që lidhet me kombëtaren shqiptare.

Kjo është dhurata e dytë për tifozët kuqezinj, pas fitores së djeshme historike ndaj Rumanisë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: