Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, ishte e ftuar në emisionin Open në News24, ku foli mbi fushatën e PD-së dhe sfidat e saj.
Tabaku theksoi marrëdhëniet e mira që Partia Demokratike ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nënvizoi si problematike mungesën e një debati të vërtetë politik në fushatë. “Shqiptarët meritojnë një debat për ekonominë, jo të merremi me të kaluarën,” u shpreh ajo.
Sipas saj, strategjia e fushatës së Partisë Demokratike është përcaktuar nga La Civita, ndërsa PD vjen me një program më të mirë për qytetarët. “Ka një ndjenjë skepticizmi, por ne po punojmë fort. Po bëjmë takime derë më derë, pikërisht si modeli amerikan i zgjedhjeve. Trump fitoi, sepse foli për ekonominë e përditshme,” tha Tabaku.
Jorida Tabaku: PD ka raporte të mira me SHBA, problem është mungesa e debatit. Shqiptarët meritojnë një debat në këto zgjedhje, duhet një debat për ekonominë dhe mos merremi me të kaluarën. La Civita ka përcaktuar strategjinë e partisë. PD ka një program më të mirë. Ka një ndjenjë skepticizmi dhe këtë jemi duke bërë. Po bëjmë takime derë më derë dhe është komplet modeli i zgjedhjeve në SHBA. Trump fitoi zgjedhjet, sepse foli për ekonominë e përditshme.
