Ylli i Argjentinës, Lionel Messi dëshiron të luajë në Kupën e Botës. “Gjeniu” i futbollit, në një intervistë të dhënë për “Simplemente Futboll” është shprehur se ka si synim pjesëmarrjen në këtë kompeticion.
“Natyrisht që mendoj për Kupën e Botës dhe mundësinë për të qenë atje, por jetoj dita-ditës. Duhet të jem i sinqertë me veten për të kuptuar nëse mund të jem apo jo. Më pëlqen ajo që bëj, jam rritur me një top dhe do të jetë gjithmonë kështu, përtej të qenit lojtar apo jo. Për aq kohë sa mundemi, më pëlqen.
“Pas PSG-së, doja të kthehesha te Barcelona, një vend ku gjithmonë doja të isha por nuk ishte më e mundur. Në atë moment ishte e qartë se nuk do të shkoja në asnjë ekip tjetër evropian”,- tha 37-vjeçari.
Messi deri më tani ka luajtur në 5 edicione të Kupës së Botës.
