Drejtues politik i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një takim me profesionistët, teksa bashkëbisedoi me ta, pohoi se nuk mund të ketë taksa të shumëfishta, do vendoet vetëm një, vetëm 10%.
“Bëjmë fjalë për shtresën e mesme. Prandaj ikin të rinjtë, sepse shkojnë marrin një pasaportë evropiane dhe pastaj punojnë kudo. Sepse këtu te ne nuk merr asnjë shërbim.
Drejtori i Policisë nuk mund të zgjidhet nga politika. Duhet një komision i pavarur, neutral.
Nuk do të ketë tatim të shumëfishtë. Të gjitha të ardhurat mujore do të kenë një taksë të sheshtë, 10 përqind. Është më e lehtë është t’i paguajmë shtetit 10% sesa të punojë në të zezë apo të ndëshkohet.
Kështu rritet edhe konsumi. Ne nuk të nxjerrim dhjamë nga pleshti, në dogana do të luftohet fortë, pasi informalitetin më të madh e bëjnë grosistët, të mëdhenjtë, nuk e bëjnë ata që shesin fruta dhe çëmçakëza.
(BalkanWeb)
