Korça është shndërruar në një nga epiqendrat e festimeve të Pashkëve Ortodokse këtë fundjavë, teksa besimtarë dhe turistë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë mbledhur për të kremtuar ngjarjen e shenjtë. Mbi 12 mijë persona kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës vetëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa atmosfera festive ka përfshirë gjithë qytetin.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për News24 nga Korça se të Premten e Madhe, besimtarët i janë bashkuar riteve fetare në përkujtim të vuajtjeve të Jezu Krishtit. Ceremonia është udhëhequr nga At Ilia Kotnani, ndërsa rrugët dhe kishat e qytetit janë mbushur me njerëz.

Pritet që edhe nata e së shtunës, kur kremtohet Ringjallja, si dhe e diela e Pashkëve, të shoqërohen me pjesëmarrje masive, ku nuk do të mungojnë drekat familjare, traditat dhe urimet për begati e mbarësi.

Gazetarja Lorena Kodra: Mijëra qytetarë dhe turistë po përshkojnë rrugët e Korçës. At Ilia Kotnani ka udhëhequr këtë ditë, Të premten e zezë, që përkujton vuajtjet e Jezu Krishtit. Besimtarët i janë bashkuar ritit të Pashkëve që në fillim të javës. E diela e Pashkëve është për një drekë familjare, për më shumë begati e mbarësi. Mbi 12 mijë njerëz kanë hyrë nga Kapshtica për të festuar Pashkët. Edhe nata e së shtunës dhe të dielës pritet me pjesëmarrje masive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: