Irani është i përgatitur të reduktojë nivelet e pasurimit të uraniumit, por kërkon garanci që presidenti amerikan Donald Trump nuk do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore.

Një zyrtar qeveritar tha se Irani nuk do të çmontojë centrifugat e tij të pasurimit të uraniumit dhe as nuk do të ndërpresë pasurimin tërësisht sipas kushteve të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari sqaroi gjithashtu se programi raketor i Iranit nuk është pjesë e marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të përfshihet në negociatat me Shtetet e Bashkuara.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb