Kumbulla realizoi gol për Espanyol, në ndeshjen e La Liga ndaj Getafes.

“Jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm shumë mirë. Jam i lumtur që shënova dhe për më tepër për fitoren.

Këta tifozë na shtyjnë gjithmonë, na japin shumë mbështetje. Jemi një ekip shumë i fortë në shtëpi. Është një fitore shumë e rëndësishme, por nuk dua të flas deri sa (mbijetesa) jonë të jetë arritur matematikisht”, tha Kumbulla pas fitores 1-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb