Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kolonjë, në çeljen e rrugës së Vjosës që lidh bregdetin me juglindjen e vendit.

“Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmosin që mbështetjen e vajzave dhe grave ta kemi më të lartën. Nëse kemi ardhur deri këtu arsyeja madhore se kemi mobilizuar si kurrë më parë, fuqinë e grave, u kemi dhënë mundësi të përfaqësohen, të marrin përgjegjësi.

Kemi çliruar nga barra e shumë paragjykimeve. Sot mbështetemi te gratë dhe vajzat si mundësi e madhe.

Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk, gjysma tjetër është çyryk.

Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb