“Ka kaluar më shumë se një muaj që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim pa kushte.

Rusia ka një histori të të qenit agresor, kështu që së pari duhet të shohim një ndërprerje reale të agresionit dhe veprime të qarta për një armëpushim të qëndrueshëm”. Kështu u shpreh Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, e pyetur në lidhje me armëpushimin e shpallur nga Vladimir Putin.

Ajo u shpreh se Rusia mund ta ndalonte këtë luftë në çdo kohë, nëse do të donte vërtet.

Ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për një paqe të gjatë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb