Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, ku ka vënë theksin te transformimin e zonës.

Duke iu referuar të kaluarës, Rama tha se dikur Bathorja barazohej me kënetën, por sot Kamza është shembulli i qartë i fuqisë së votës dhe zgjedhjes për të ecur drejt së ardhmes.

Ai theksoi se falë vendimeve të marra me guxim, qyteti ka njohur një zhvillim të ndjeshëm dhe është larguar nga stigma e së shkuarës.

“Kamzës më parë as nuk i thoje dot qytet, pasi i vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja, kur të tjerët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin je nga këneta.
Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes.
Mendoni ku do të ishte sot nëse do ta kishte zgjedhur në 2011. Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb