Arqidioqeza Shkoder-Pult ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut mëngjesin e sotëm.
Në një postim në rrjetet sociale u bëhet thirrje besimtarëve që të luten për shpirtin e tij.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, në orën 7.35, Ati i Shenjtë, Papa Françesku u kthye në Shtëpinë e Atit Qiellor. T’ja besojmë Zotit në lutje shpirtin e tij”, thuhet në postim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb