Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.
Rama shprehet se Papa ka qenë një mik i paharrueshëm i Shqipërisë. Kreu i qeverisë mbajti një minutë heshtje edhe gjatë fjalës së tij në fushatën e PS-së në Kavëjë në nder të Papa Franceskut. Ai e quajti Papën një mik të madh të Shqipërisë.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë🕊️
(Balkanweb)
