Në një akt simbolik Kulla Eiffel do të jetë e fikur sonte për t’i shprehur respektin Papa Françeskut, pas njoftimit për vdekjen e tij nga Vatikani.
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, shprehu ngushëllimet e saj dhe nderimin për Papa Françeskun gjatë një deklarate të lëshuar për mediat.
Ajo theksoi se angazhimi i Papa Françeskut për të shtrirë dorën ndaj më të pambrojturve është një pjesë thelbësore e trashëgimisë së tij.
Për më tepër, Hidalgo njoftoi se do të propozojë një vend në Paris që të marrë emrin e Papa Françeskut.
Një iniciativë e tillë do të ndihmojë në ruajtjen e kujtimit të tij dhe do të nxisë qytetarët të vazhdojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe drejtësinë sociale.
(BalkanWeb)
