Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar homologun e tij në El Salvador, Nayib Bukele , për “shkelje serike të të drejtave të njeriut” pasi ai propozoi një shkëmbim të 252 shtetasve venezuelas të burgosur në vendin e tij pasi u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara si të “të burgosur politikë”.
“Ai është dikush që shkel sistematikisht dhe në mënyrë serike të drejtat e njeriut në El Salvador, me qytetarët venezuelianë si viktima”, tha zoti Maduro gjatë transmetimit të tij javor televiziv,. Përballë shkeljes absolute të të drejtave të njeriut, i them atij: “Zoti Bukele, zbatoni ligjin jepni prova të jetës për të gjithë të rinjtë që keni rrëmbyer”. tha ai
Më herët , Prokurori i Përgjithshëm Tarek William Saab bëri thirrje gjithashtu për “lirimin e pakushtëzuar” të emigrantëve, duke i kërkuar autoriteteve salvadorane t’i përgjigjen “komunikimeve” dhe “apelimeve” në gjykatat nga Karakasi.
Pak më shumë se një muaj më parë, autoritetet Salvadorane pritën dhe ndaluan në një burg të sigurisë maksimale 288 emigrantë të deportuar nga SHBA, duke përfshirë 252 qytetarë venezuelas, shumica e të cilëve u akuzuan si anëtarë të Tren de Aragua, një bandë ndërkombëtare e cilësuar tashmë një organizatë “terroriste” nga Uashingtoni.
Të shtunën, presidenti kolumbian Gustavo Petro i kërkoi homologut të tij salvadoran të riatdhesonte kolumbianët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
(BalkanWeb)
