Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku është ndalur në disa çështje, që nga censura e medias tek fushata e PS dhe mënyra jo etike e zgjedhur sipas tij nga kreu i qeverisë.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme mbi aferën e tunelit të Llogarasë, Berisha u shpreh se ministrja Belinda Balluku është një nga figurat më të zeza të korrupsionit në vend.

Kryedemokrati ka përmendur edhe një rast tjetër, atë të inceneratorit të Tiranës, ku tha se me urdhër të Ballukut nuk janë kryer hetime.

Osman Stafa: Balluku është cilësuar e paprekshme edhe nga drejtësia. Lajm për nisjen e hetimeve për tunelin e Llogarasë.  A keni ndonjë komet?

Sali Berisha: Se çfarë përfaqëson ajo në historinë e këtij vendi, mendoj që përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit.

Djegësi i Tiranës, 130 mln euro, shkuan në gjykatë për dënime qesharake nga SKAP-i. U dënuan 2 -3 drejtorë që kishin firmosur.

Nëse autoriteti mbikqyrës nën varësinë e Ballukun, asnjë nga këto persona të mos mbajë përgjegjësi, Në asnjë mënyrë SKAP-i nuk i merrte dot këta, se po ti merrte këta ose do bëheshin të burgosur të paguar, do u paguante Belinda me miliona, ose nuk do tregonin se nuk na ka lënë Belinda për të bërë mbikëqyrjen. Dhe se paratë janë dhënë sepse i ka marrë Belinda, minimumi. Unë them që paratë i ka marrë Rama, por Belinda duke e ditur që paratë i merrte Rama me Veliajn një pjesë, ajo heshte. Kjo për 5 vite me radhë. Kështu që ai tuneli i Llogarasë është si puna e Nesti Angonit. Duhet të raportonte çdo muaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb