Shtatë persona u konfirmuan të vdekur dhe 20 të plagosur në Tajlandë kur një autobus u përplas me dy kamionë, njofton Bangkok Post.
Autobusi ka marrë flakë pas aksidentit.
Pol Nënkolonel Siwaphas Phuripaschaiboonchu, inspektor në stacionin e policisë Wang Khondaeng, tha se autobusi po udhëtonte nga Nong Khai në Rayong. Ai u përplas nga pas nga dy kamionët në autostradën kodrinore 304 në rrethin Na Di rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale.
Ai tha se shtatë persona u konfirmuan të vdekur në vendngjarje, duke përfshirë shoferin e autobusit dhe shoferin e ndihmës, dhe të paktën 20 pasagjerë pësuan lëndime.
Një hetim paraprak zbuloi se aksidenti fatal mund të ishte për shkak të mosfunksionimit të frenave, tha Pol Nënkoloneli Siwaphas.
(A.A/BalkanWeb)
