Një 24 vjeçar është proceduar nga Policia e Lezhës pasi ka kryer manovra të rrezikshme, me automjet .
I riu është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe do të procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Menjëherë pas publikimit të një videoje në portalin “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një shtetas duke bërë manovra të rrezikshme, me automjet, në Shëngjin, shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës kryen verifikimet e nevojshme dhe si rezultat i tyre, u identifikua drejtuesi i automjetit tip “BMW” që shfaqet në video, shtetasi E. B., 24 vjeç.
Për shkeljen e kryer, në bazë të nenit 139 të Kodit Rrugor, ai u ndëshkua administrativisht, me 40 000 lekë gjobë. Gjithashtu, për 24-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
