Skënderbeu luan fatet e sezonit në ndeshjen e fundit në shtëpi përballë Bylisit. Një takim direkt dhe përcaktues për qëndrimin në Superiore apo zbritjen e korçarëve në një kategori më poshtë. Në kushte të tilla pritet që të jetë një 90-minutësh shumë intensiv dhe i vështirë për të dy skuadrat që do të përballen në këtë sfidë direkte në javën e fundit të kampionatit.

Klubi bardhekuq bën të ditur se për këtë duel në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.

Njoftimi i plotë

Ndeshja e rradhë

Skënderbeu – Bylis
⏰ E Dielë, 27 prill | Ora 15:30
🏟️ Stadiumi “Skënderbeu”
Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.
Të gjithë së bashku për 3 pikë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb