Pas fitores ndaj Getafes, sulmuesi i Real Madridit, Arda Guler, foli për kanalin zyrtar të klubit.

“Kam shënuar një gol të mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur me tre pikët. Luftuam si ekip, bëmë një lojë të mirë dhe jam i lumtur që fituam.

Luajta në një pozicion ku ndihesha shumë rehat. E dinim se kjo ndeshje do të ishte e vështirë.

Finalja e Kupës ndaj Barcelonës është një ndeshje e rëndësishme dhe ne kemi shumë besim te vetja” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb