Një 35-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare të Morinës duke tentuar të fuste në Shqipëri një shumë prej 26 mijë eurosh pa e deklaruar, siç e kërkon ligji. Gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, policia kufitare zbuloi shumën e padeklaruar të parave dhe vendosi sekuestrimin e tyre.

Shtetasi A. S., banues në Kosovë, po procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Morinë

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 26 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 35-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: