Për të shpjeguar qasjen e tij ndaj tarifave, Donald Trump përdori metaforën e SHBA-së si tregu i madh në botë në një intervistë me “Times”:
“SHBA është dyqan i madh. Është një dyqan gjigant, i bukur dhe të gjithë duan të blejnë këtu. Dhe në emër të popullit amerikan, unë e zotëroj atë dhe i vendos çmimet. Dhe unë them, nëse doni të blini këtu, kjo është ajo që duhet të paguani.”
Ndërkohë, qeveria japoneze ka zbuluar një paketë masash emergjente ekonomike për të kundërshtuar efektet negative të tarifave të Trump, përpara një raundi të dytë të negociatave dypalëshe të planifikuar për javën e ardhshme.
Paketa është e ndarë në pesë shtylla, duke përfshirë masat për financimin e bizneseve dhe masat për stimulimin e konsumit, me qëllim lehtësimin e frikës se tarifat amerikane mund të penalizojnë eksportet japoneze dhe të rëndojnë rëndë ekonominë në tërësi.
Qeveria e kryeministrit Shigeru Ishiba u zotua gjithashtu të ulë çmimet e benzinës dhe naftës me 10 jen (6 cent amerikan) për litër, të ofrojë subvencione për faturat e energjisë dhe të konsiderojë zgjerimin e fushës së kredive me interes të ulët për bizneset e vogla duke filluar nga muaji i ardhshëm.
(BalkanWeb)
