Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Bilisht. Berisha ka premtuar se do të kompensohen çdo qindarkë të humbur dhe se do të bëhet investim në prodhim evropian, duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale.
Ai ka ftuar të rinjtë të mbesin në vend dhe të krijojnë jetën e tyre në Shqipëri, duke siguruar mbrojtje për fermerët. Sipas kreut të opozitës programi i tij politik përfshin rritjen e pensioneve, rritjen e pagave mesatare dhe investime në arsim dhe shëndetësi, si dhe mundësi për studentët për kredi me 0% interes dhe sigurime shoqërore për rreth 1 vit.
Gjithashtu ai premtoi heqjen e taksës për emigrantët dhe eliminimin e kostove për shtëpitë e tyre.
“Do kompensojmë cdo qindarkë , dhe do kemi një prodhim evropian. Të rinjtë të mos largohen , ta krijojnë jetën e tyre këtu. Fermerët do të mbrohen nga shteti. I them Edi Ramës të heqi dorë nga liqeni . Programi jonë synon kthimin e parave tek ju, te vendosi pensionin 200 euro dhe rrogën mesatare 1200 euro dhe ky është vetëm fillimi.Do bëjmë do gjë për fëmijët tanë. Do dyfishojmë investimet në arsim dhe shëndetësi dhe studentët do të pajisen me sigurime shoqërore për 1 vit. Gjithashtu ato do mund të marrin kredi me 0 interes. Ne do të heqim taksën e emigrantëve dhe ato nuk do paguajnë për shtëpinë e tyre”. përfundoi Berisha
(BalkanWeb)
