Tirana mposhti Dinamon në javën e fundit të Superiores(0-2), për të siguruar fazën “play-out”. Bardheblutë duhet të fitojnë një finale, që të qëndrojnë në elitë.

Kryeqytetasit do e mësojnë kundërshtarin, pikërisht nesër në Elbasan. Besa dhe Pogradeci do të masin forcat në sfidën e “play-off”. Gjithçka do të nisë në orën 17:00.

Finalja e madhe do të luhet më pas në stadiumin ku Tirana është pritëse.

Besa dhe Pogradeci janë dy skuadra që kanë bërë mirë në Kategorinë e Dytë. Kavajasit eliminuan Apoloninë me një barazim, ndërsa Pogradeci fitoi kundër Burrelit. Kështu mes tyre do të jetë një finale e gjitha për t’u shijuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb