Rreth 1700 bimë marijuane u gjetën në tre plantacione aktive në Liège dhe Sprimont të Belgjikws, njoftoi zyra e prokurorit publik të Lièges në një deklaratë për shtyp të premten në mëngjes. Pesë persona u arrestuan.

Pesë kontrolle u kryen të enjten në Liège dhe Sprimont si pjesë e një rasti të prodhimit të drogës i hapur në fund të vitit 2024 nga hetuesit nga zona e policisë lokale Secova.

“Tre plantacione aktive u çmontuan, në total rreth 1700 bimë. Pesë persona me origjinë shqiptare u arrestuan” tha zyra e prokurorit të Liège në një deklaratë.

Gjithashtu janë sekuestruar tre automjete, rreth 5000 euro, lëndë narkotike dhe materiale ambalazhimi. Hetimi vazhdon.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb