Të tjera emocione dhe spektakël në dy sfidat e fazes play off në NBA, të zhvilluara të hënën.

Cleveland është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, pas triumfit të thellë 138-83 ndaj Miami, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinale. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, me 13 lojtarë që realizuan në koshin e Miami. Plot 73 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për ekipin e Cleveland.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State mori një bonus tepër të rëndësishëm drejt kalimit në fazën gjysmëfinale pasi fitoi edhe në ndeshjen e 4, me shifrat 109-106 ndaj Houston në shtëpi, duke udhëhequr tashmë 3-1 serinë. Sengun me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë u dalluan për Houston, por që s’mjaftoi. Për Warriors, Butler realizoi 27 pikë, mbështetur nga Podziemski me 26 pikë, ndërsa ylli i skuadrës Steph Curry e mbylli me vetëm 17 pikë të realizuara.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Texas, aty ku Houston do të kërkojë të rihapë garën, ndërsa ekipi i Golden State do të ketë shansin për të mbyllur llogaritë në këtë seri përballjesh emocionuese të fazës çerekfinale të NBA.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: