Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, foli për sfidat që po kalon Shqipëria dhe angazhimin e Partisë Demokratike për të adresuar problemet sociale dhe ekonomike të vendit.

Gjatë një interviste në studion e News24, Alimehmeti theksoi se PD është e angazhuar të luftojë atë që ai e quajti “maskarallëk”, duke u fokusuar në zgjidhjen e burimit të tij – varfërinë.

“Arsyeja pse dikush e lë një vend është sepse nuk mund të jetojë më aty. Nuk kemi luftë, por kemi probleme të theksuara sociale dhe ekonomike. Ka një proverb në Shqipëri: ‘Fukarallëk, maskarallëk.’ Ne kemi vendosur ta luftojmë maskarallëkun, duke luftuar në radhë të parë fukarallëkun,” tha Alimehmeti.

Ai gjithashtu foli për fushatën dhe ritmin e saj, duke theksuar se PD zhvillon takime të shumta me qytetarët, por shtoi se problematika e vendit nuk mbaron pas datës 11 maj. “Hallet nuk mbarojnë më 11 maj. Për sa kohë nuk e kuptojmë se ka një problem, nuk mund ta zgjidhim atë,” theksoi ai.

Alimehmeti përmendi gjithashtu sfidat që paraqet menaxhimi i Tiranës, një qark i madh, ku kërkohet mirëkuptim dhe një qasje e kujdesshme për të përballuar kërkesat e qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb